Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish ditën e sotme se nuk largohet nga qeveria, pavarësisht se mijëra qytetarë janë ngritur në protestë duke kërkuar largimin e tij.
“Zgjidhja politike me ndryshime të lidershipit, ndryshime artificiale me ndryshimin e njomit me të thatin, nuk ka. Zero. Unë nuk e kam personal pushtetin. Kontrata ime mbaron në 2029, deri tani nuk i kam lëvizur asaj kontrate,” tha Rama në konferencën e shtypit me ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Ai shtoi se vitin tjetër në Tiranë do të mblidhet NATO: “Kush e do këtë, kush e do Shqipërinë që të mblidhet këtu krejt NATO dhe të bëhet qendra e botës.”
Rama pretendoi gjithashtu se Rusia dhe Irani duan destabilizimin e Shqipërisë.
Burimi: report.al




Leave a Reply