Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: gjatë së dielës 18.10, në Spitalin Universitar të Traumës morën ndihmë 31 persona; 5 të tjerë u paraqitën në QSUT “Nënë Tereza” — gjithsej 36 të lënduar.

Nga 31 në Traumë: 21 efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë, 1 përfaqësuese e medias (e shtruar në spital). Aktualisht në Traumë: 2 protestues (ekzaminime/konsulta).

Nga 13 tetori e në vijim: 14 persona të shtruar që vijojnë mjekimin — 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë, 1 përfaqësuese e medias; gjendja e të shtruarve e mirë.

Burimi: Albanian Insider Agency