Banka Qendrore e Australisë ngriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë në 4,85% — niveli më i lartë në 18 vjet — në rritjen e pestë të këtij viti. Votimi në bord ishte i ndarë, 6 me 3: tre nga nëntë anëtarët donin ta mbanin normën të pandryshuar, dhe tregjet presin pauzë në dhjetor.
Inflacioni bazë u përshpejtua në nivelin më të lartë dyvjeçar prej 3,7% në tremujorin e tretë, ndërsa papunësia arriti në 4,7%, maksimumi i pesë viteve të fundit. Dollari australian ra 0,3% në 0,6979 dollarë amerikanë.
Banka tha se do të vazhdojë të bëjë çka nevojitet për ta kthyer inflacionin në objektiv, por hoqi referencën për rritje të mëtejshme të normës nëse do të nevojitej.
Burimi: The Business Times (sipas Reuters)



