Kryeministri Edi Rama njoftoi në takimin me drejtorët e shkollave në Ministrinë e Arsimit se po diskutohet ulja e moshës për dënimin penal për të miturit që dhunojnë, duke deklaruar se “kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”.
Rama tha se po shqyrtohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, si dhe përgjegjësia financiare e prindërve për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Ai shtoi se Gjykata “ka lënë për të dëshiruar”, ndërsa sipas tij të gjitha arrestimet e policisë gjatë protestave “kanë qenë të ligjshme”.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply