Tensionet janë shtuar sërish në mbrëmjen e ditës së 8-të të protestave para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit kanë ngritur duart përballë autobotëve të policisë, ndërsa efektivët kanë hedhur ujë në drejtim të tyre për t’i shpërndarë.
Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar nga zona, protestuesit kanë qëndruar përballë forcave të rendit, duke ngritur duart në shenjë reagimi. Ndërkohë, autobotët kanë vijuar të hedhin ujë drejt turmës, në përpjekje për të larguar protestuesit nga godina e Kryeministrisë.
Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë. “Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve.
Thirrja vjen në një moment tensioni përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës në ditën e 8-të. Raporton Top Channel.




Leave a Reply