Pas disa orësh qetësie relative para Kryeministrisë, protesta u përshkallëzua sërish në mbrëmje, në ditën e tetë të protestave antiqeveritare në Tiranë.
Protestuesit hodhën molotovë dhe gurë drejt efektivëve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome, sipas raportimeve të Top Channel.
Përshkallëzimi pasoi zhvendosjen e protestuesve nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, ku të rinjtë krijuan një “front” përballë kordonit policor duke përdorur strukturat e hekurit të stacionit të urbanit, të cilat i afruan si barrikada, dhe nisën të mbledhin gurë.
Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje në rrugë. Në Rrugën e Durrësit, dy autobotë me ujë me presion dhe gazi lotsjellës i detyruan të rinjtë të shpërndaheshin nga grumbullimi.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply