Më 10.10.2026, rreth orës 18:30, policia u njoftua se pranë lokalitetit “Izvidniçki”, rreth 200 metra nga bregu i Liqenit të Ohrit, ishte përmbysur një kanu që drejtohej nga A.N. (57) nga Ohri.
Në vendngjarje dolën nëpunës policorë dhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë, mjeku i së cilës konstatoi vdekjen e personit. Këqyrjen e kreu një ekip i SPB Ohër, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi u dërgua për autopsi.
Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së, Buletini ditor 11.10.2026




Leave a Reply