Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj shoqërimit të protestuesve nga policia, duke shprehur shqetësim për të miturit 15–16 vjeç mes tyre, dhe i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së së shtunës.
“Shqipëria në rrezik serioz”, shkruan Maliqi, duke thirrur që të shtunën në orën 12:00 të gjithë të jenë në këmbë përballë qeverisë së krimit. Reagimi i tij vjen në ditën e 17-të të protestave studentore, ndërsa të shtunën, më 31 tetor, është paralajmëruar edhe protesta kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në të njëjtën orë para Kryeministrisë.




Leave a Reply