Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë.

Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën molotovët, ndërsa protestuesit vendosën të djegin një karrige.

Kjo ishte në formë simbolike kundërt kërkesës së Ramës për dialog, ndërsa në flakë është vendosur dhe një banderolë me foton e Vlora Hysenit.

Këto janë tensionet e para të ditës së 9-të të protestave, pas një dite të karakterizuar nga qetësia: studentët dhe pedagogët kishin marshuar nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, ku në mesditë hodhën karriget e vendosura nga Rama për "dialogun", duke refuzuar publikisht skenografinë e qeverisë. Pedagogia Ilirjana Kuçana iu drejtua protestuesve duke i bërë thirrje të mos bien, sipas saj, pre e kurthit të kryeministrit.

Protesta vijon me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës; sindikata e pedagogëve ka nisur sot bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike.

Burimi: Top Channel (top-channel.tv