Qeveria investon rreth 360 milionë denarë, ose mbi 6 milionë euro, në zhvillimin infrastrukturor të komunës së Kërçovës përmes programeve të ndryshme. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, gjatë një vizite në Kërçovë me kryetarin e komunës, Aleksandar Jovanovski.

Të dy inspektuan rikonstruksionin e rrugës “Rudniçka”, me vlerë rreth 30 milionë denarë. Punimet nisën më 15 tetor dhe bulevardi pritet të përfundojë brenda gjashtë muajsh; faza e parë u realizua me mbështetjen e Bankës Botërore.

Nikoloski tha se autostrada Ohër–Kërçovë po ecën me dinamikë të mirë, ndërsa ndërtimi i autostradës Kërçovë–Bukojçan filloi më 11 tetor.

Burimi: MakPress