Organizata ekologjike “Eko-Svest” i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit publikimin urgjent të projekt-ligjit për mbrojtjen e tokave, duke paralajmëruar se Maqedonia e Veriut përballet me ndotje historike në të paktën 13 lokacione — nga ish-kompleksi kimik OHIS në Shkup dhe shkritorja e plumbit në Veles, deri te minierat e Llojanës, Sasës e Buçimit.
Hulumtimet kanë konstatuar përqendrime të rritura plumbi, kadmiumi e arseniku në tokë, ndërsa “Eko-Svest” kërkon regjistër kombëtar të lokacioneve të ndotura, monitorim të rregullt dhe plan konkret sanimi.
Burimi: Portalb




Leave a Reply