Ka vdekur prokurorja Ajshe Ferati, e cila shërbeu për vite me radhë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Varrimi u bë sot në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.
Ferati ishte dekretuar në vitin 2015 nga presidentja Atifete Jahjaga si prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndërsa më vonë u avancua në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Burimi: Epoka e Re



