Bletarët në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se falsifikimi i mjaltit ka arritur nivele aq të sofistikuara, saqë as ekspertët nuk e dallojnë dot pa analizë laboratorike — pamja, shija dhe çmimi nuk mjaftojnë më.
Sipas tyre, prodhimi vendas nuk e mbulon kërkesën e tregut dhe shumica e kavanozëve me çmime të ulëta në rafte janë produkte të importuara me origjinë të dyshimtë, ndaj u bëjnë thirrje qytetarëve të blejnë mjaltë vetëm nga prodhues që i njohin.
Burimi: Alsat




Leave a Reply