Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit në Sveti Stefan që reformat për anëtarësimin në BE duhet të vijnë nga vetë vendet dhe se suksesi varet nga bashkëpunimi rajonal, duke e cilësuar tregun e përbashkët prej 8 milionë banorësh shumë më tërheqës për investitorët. Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi gjatë samitit se për Shqipërinë është vendimtare ruajtja e ritmit drejt integrimit europian.

Burimi: Shqiptarja.com