Muaji tetor është një periudhë ideale për të udhëtuar, dhe Shqipëria renditet mes destinacioneve më tërheqëse të sezonit, sipas një artikulli të botuar në median franceze “Silo Voyage”.
Me temperaturat mesatare nga 10°C deri në 23°C dhe klimën mesdhetare, tetori ofron kushte të përshtatshme për të eksploruar bregdetin, qytetet historike, zonat malore dhe parqet natyrore të vendit.
Berati dhe Gjirokastra, dy qytete të pasura me trashëgimi historike, si dhe Butrinti — një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike — janë ndër destinacionet e rekomanduara.
Artikulli thekson se Shqipëria ofron një larmi të madhe peizazhesh në një territor relativisht të vogël, nga Riviera Shqiptare deri te malet, liqenet dhe parqet kombëtare.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply