Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim në Hagë.
Ndryshimet prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara, por votimi në Kuvend nuk është fundi i procesit — brenda tetë ditësh ligji duhet të nënshkruhet nga presidentja e porsazgjedhur.
Ekspertët juridikë theksojnë se mbetet thelbësore që çdo ndryshim të jetë në përputhje me nenin 162 të Kushtetutës dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se mbetet e hapur rruga që ndryshimet të kontestohen në Gjykatën Kushtetuese nga të paktën dhjetë deputetë ose Avokati i Popullit.
Burimi: fiks.al




Leave a Reply