Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë. Projektligji kërkonte shumicë të cilësuar prej 84 votash, çka e bëri rezultatin vendimtar për kalimin e tij.

Seanca u shoqërua me debate e përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe ndezën tymuese e flakadanë, ndërsa në sallë ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilët mbërritën për të plotësuar numrin e nevojshëm të votave.

Pas votimit dhe tensioneve në sallë, seanca parlamentare u mbyll. Miratimi i ligjit u arrit në një klimë të tensionuar politike, por me shumicën e cilësuar të siguruar.

Burimi: Top Channel