E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të mobilizojë punonjësit e sektorit publik dhe privat kundër rritjes së kostos së jetesës, rënies së fuqisë blerëse të pagave dhe pensioneve, si dhe politikave të riarmatimit.
Greva përfshin gjatë gjithë ditës punonjësit e sektorit publik dhe privat që i bashkohen protestës, si dhe punonjësit e porteve, në kuadër të një dite ndërkombëtare mobilizimi kundër trafikut të armëve dhe militarizimit të porteve. Sipas USB-së, nisma përfshin më shumë se 100 porte në 17 vende.
Greva është konfirmuar, por me kufizime në sektorin e transportit: ministri i Transportit, Matteo Salvini, ka urdhëruar shtyrjen e saj për trenat dhe transportin në përgjithësi, duke iu referuar periudhës së kufizimeve gjatë përkujtimit të të vdekurve. Sindikata USB e kundërshton vendimin si të paligjshëm dhe ka deklaruar se do ta mbajë të konfirmuar protestën edhe në sektorët e prekur, duke marrë përsipër rrezikun e sanksioneve. USB kërkon rritjen e pagave, rikthimin e indeksimit automatik të pagave me koston e jetesës dhe masa për frenimin e çmimeve të produkteve bazë, energjisë, qirave dhe kredive hipotekore.
Burimi: Top Channel



