Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të pensioneve, të vendosur pas vendimit të Qeverisë për rritje lineare.

Sipas Gjykatës, nuk ka nevojë të shqyrtohet neni 2 i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, pasi janë plotësuar kushtet e nenit 38 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese për refuzimin e nismës.

Edhe në mars të këtij viti, Gjykata kishte ndaluar procedurën për të njëjtin nen — propozimi nuk mori shumicën e votave dhe akti mbeti në rendin juridik.

Procedura ishte iniciuar me argumentin se rritja lineare mund të shkelë barazinë kushtetuese, të drejtën e pronës dhe parimin e sigurimit social, duke trajtuar njëlloj pensionistët me kontribute të ndryshme.

Burimi: Zhurnal.mk