Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime në News24, deklaroi se kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij të sotëm, ishte krejtësisht në delir. Sipas saj, Rama i shpalli kulakë protestuesit dhe është në grahmat e fundit të pushtetit.
Skënderi tha se njerëzit po zgjohen nga "gjumi" dhe po tregojnë më tepër empati. Sipas saj, të gjithë kanë pasur pakënaqësi dhe kanë menduar "çfarë më duhet mua" apo "nuk ia vlen", por sot po mendojnë se ia vlen të rezistosh dhe të luftosh.
"Kryeministri e tregoi se është në delir në grahmat e fundit për të mbajtur pushtetin," deklaroi pedagogia. Ajo shtoi se Rama shpalli kulakë protestuesit dhe paralajmëroi se gjithë familja e një protestuesi nuk do të marrë shërbime, gjë që sipas saj është diktaturë.
Burimi: Report TV (report.al




Leave a Reply