Kompanitë e Kosovës po investojnë dukshëm më shumë në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, investimet direkte nga Kosova në Shqipëri arritën në 66,8 milionë euro, ndërsa ato nga Shqipëria në Kosovë në 39,3 milionë euro — një diferencë prej 27,5 milionë eurosh.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet e Kosovës u rritën rreth 6,5 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2025, ndërsa ato të Shqipërisë në Kosovë ranë nga 55 milionë euro në 39,3 milionë euro, një rënie prej rreth 28,5 për qind. Në vitin 2025, bizneset nga Kosova investuan 186,4 milionë euro në Shqipëri, duke u renditur si investitori i tretë më i madh, pas Holandës dhe Italisë.
Burimi: Gazeta Express



