Ish-presidenti Bamir Topi foli sot në News24 mbi protestat e studentëve ditët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera.
Topi thekson se qytetarët nuk e durojnë më sjelljen arrogante dhe megalomane të kryeministrit Rama.
Sipas tij, qasja e Ramës me karrige dhe stola çdo mëngjes te Kryeministria është jo serioze. Nga ana tjetër, institucionet dhe qeveria, shton Topi, janë në një errësirë totale sa i përket dhënies së transparencës, çka e shton dhe më shumë revoltën.
"Kur filluan protestat, zëri kryesor në media nuk janë problemet e mëdha që ka qeverisja e tij, korrupsioni i njerëzve të tij, dhe ky ka hyrë në një lloj ekuivalence të fajit — e ka fajin ne, policia apo protestues," tha Topi.
Ai u ndal edhe te roli i Presidentit të Republikës: "Sot nuk shoh ndonjë lajm që presidenti ka thirrur kryeministrin. Për më tepër që sot është jashtë Shqipërisë. Nuk ka një apel publik. Ka një detyrim."
Topi vlerësoi presidentin italian Matarela si "burrë shteti" që sheh përtej interesave të x apo y, dhe theksoi: "Dil në trotuar vë karrige, stola, nuk është serioze. Kjo shoqëri nuk e duron dot më këtë mënyrë sjellje."
Burimi: Report TV, 22.10.2026.
Burimi: Report TV




Leave a Reply