Kontrolli i brendshëm i MPB-së ka ngritur kallëzim penal ndaj A.Lj., drejtues turni në stacionin policor të pikës kufitare Jazhincë, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai më 27.06.2026 kishte vendosur të mos gjobisë 100 euro një automjet me leje qarkullimi të skaduar prej 30 ditësh, duke i lejuar shoferit të vazhdojë pjesëmarrjen në trafik.

Burimi: Tetovo Info