Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar për të shtunën.
Në njoftimin e saj, ambasada thekson se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në përplasje të dhunshme, me përdorim të mjeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtim të pronës. Ambasada paralajmëron se personat pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve, mjeteve ndezëse dhe predhave të gomës, prandaj personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat. Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se mund të ketë mbyllje ose kufizim të shërbimeve publike në Tiranë, përfshirë transportin publik dhe institucionet qeveritare.




Leave a Reply