Në ditën e shtatë të protestës studentore, policia ka arrestuar edhe Pashk Palucën, të riun me aftësi ndryshe që jeton në Gojan i Vogël (Pukë) vetëm me gjyshen, në kushte të mjerueshme ekonomike dhe sociale.

Gjyshja ka shprehur shqetësim për arrestimin e tij për shkak të gjendjes shëndetësore dhe ka kërkuar lirimin.

Burimi: report.al