Orkestra Kombëtare e Xhezit e Maqedonisë së Veriut hap sot, më 4 nëntor, edicionin e 30-të jubilar të Jazz Fest Sarajevo, një nga festivalet më të rëndësishme të xhezit në rajon. Koncerti mbahet në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, me programin “Macedonian Dreams”, nën drejtimin e maestros Vladimir Nikolov.

Programi bashkon muzikën tradicionale maqedonase, meloditë dhe ritmet popullore, kompozimet autoriale dhe shprehjen bashkëkohore të xhezit, dhe është prezantuar më parë edhe para publikut në Budapest, Pragë, Vjenë dhe Bruksel. Festivali zhvillohet nga 4 deri më 7 nëntor në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e të Rinjve në Sarajevë.

Burimi: MakPress