Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk gjeti shkelje ligjore në regjistrimin e nxënësve në shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel dhe do ta ndërpresë procedurën. Sipas Inspektoratit, regjistrimi u bë sipas vendimit të Këshillit të Butelit për rajonizimin e shkollave fillore.

Shkolla fillimisht regjistroi fëmijët e rajonit të saj, pastaj edhe fëmijë jashtë rajonit që kanë vëlla apo motër që ndjek mësimin aty, me vërtetime në dosje. Kjo praktikë, sipas Inspektoratit, është në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe synon t’ua lehtësojë procedurën prindërve.

Çështja kishte nisur pasi komuna vendosi të mos funksionojë njëra nga pesë paralelet e klasës së parë në shqip, me arsyetimin e rajonizimit. Prindërit e fëmijëve të papranuar kishin dorëzuar peticion në komunë dhe në Ministri, duke kërkuar zgjidhje përfundimtare.

Burimi: Portalb.mk