Qytetari nga Velesi i dyshuar për mashtrimin me të ashtuquajturat vaksina kubaneze kundër kancerit është raportuar për një mashtrim tjetër, kësaj radhe përmes një OJQ-je për të cilën ai është president, mësoi Telma. Sipas raportimeve, ai dyshohet se disa vite më parë, përmes një OJQ-je për personat me aftësi të kufizuara, keqpërdori fonde evropiane për një projekt parku në Ohër, për të cilin kontraktorët nuk morën asnjë pagesë – mashtrim ky prej rreth 100 mijë eurosh. Paralelisht, në polici kanë mbërritur raportimet e para nga dhjetëra qytetarë që dyshohet se kanë blerë prej tij “vaksina” kundër kancerit për shuma nga 1.500 deri në mbi 3.200 euro, shumë prej të cilëve pas trajtimesh të pasuksesshme e vdekjesh.
Burimi: Portalb.mk (via Telma)




Leave a Reply