Më 10.10.2026, rreth orës 09:45, në hyrje të Qendrës së Urgjencës në Gostivar, një automjet “Mercedes” në pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, i drejtuar nga F.A. (52) nga fshati Çegran, goditi këmbësoren Z.V. (63) nga Banjica e Epërme.
Këmbësores iu konstatuan lëndime të rënda trupore në Qendrën e Urgjencës në Gostivar dhe për shkak të natyrës së lëndimeve u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu një ekip i NJPB Gostivar.
Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së, Buletini ditor 11.10.2026




Leave a Reply