Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, dhe drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për rishikimin e projekt-zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse, në kuadër të projektit për ndërtimin e urave të qëndrueshme, financuar nga Banka Botërore.
Sipas ARRSH-së, pas nënshkrimit do të nisë puna në terren, me verifikimet dhe piketimet, si dhe konsultimet me njësitë e qeverisjes vendore dhe palët e interesuara. Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërlidhjes rajonale, duke krijuar kushte për zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm të zonës.
Burimi: Zhurnal



