Festivali Ballkanik i Filmit është rikthyer në Pogradec, ku për pesë ditë do të shfaqen filma të zhanreve të ndryshme nga vende të ndryshme të rajonit. Në këtë ngjarje marrin pjesë artistë, kineastë dhe producentë nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Edicioni i 11-të i festivalit ka nisur edhe si homazh për artistët, miqtë dhe krijuesit e tij që nuk jetojnë më, mes tyre regjisorët shqiptarë Gjergj Xhuvani, Fatos Baxhaku dhe Kujtim Prodani. Nata e parë u hap me filmin shqiptar “My Lake” të Gjergj Xhuvanit.
Në garë, për pesë netë me radhë, do të shfaqen 40 prodhime nga Ballkani, duke e kthyer qytetin liqenor në juglindje të Shqipërisë në një pikë takimi për kinemanë e rajonit.
Burimi: Top Channel



