Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka folur në Parlamentin Evropian për dhunën që po ushtron policia ndaj të rinjve shqiptarë, si dhe për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj nuk ndryshon qëndrim dhe refuzon dorëheqjen.
Strolenberg u shpreh se Bashkimi Evropian ka mekanizma për të ndikuar në situatën në Shqipëri dhe duhet t’i përdorë patjetër, duke theksuar se do të ishte e pafalshme nëse BE-ja nuk do të reagonte dhe nuk do të dënonte dhunën policore.
“Më vjen turp që BE-ja nuk dënon dhunën masive të policisë. Është e papranueshme. Nuk do na falet nëse nuk i dënojmë. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane dhe familja kujdeset për fëmijët e saj. Kemi mekanizma për të ndikuar dhe duhet ta bëjmë”, deklaroi eurodeputetja holandeze.
Deklarata vjen në ditën e shtatë të protestave në Tiranë, ndërsa reagimet ndërkombëtare po shtohen: më herët gjatë ditës reaguan delegacioni i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë, ndërsa kongresmenë amerikanë kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës.
Burimi: report.al




Leave a Reply