Drejtoria Teknike e FSHF-së ka publikuar formacionin më të mirë të javës së shtatë të Abissnet Superiore, me skemën 3-5-2.

Egnatia përfaqësohet me tre futbollistë — Levan Tandilashvili, Geralb Smajli dhe Daniel Adjessa — ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë, dhe Teuta e Vllaznia nga një. Trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës, pas fitores 4-1 të skuadrës së tij ndaj Partizanit.

Burimi: Tv Klan