Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy gra pas një konflikti të ndërsjellë në një kopsht shtetëror. Edukatorja 44-vjeçare me inicialet E. P. dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares E. L., ndërsa nëna e të miturit dyshohet se më pas ka ushtruar dhunë ndaj edukatores. Të dyja janë banuese në Fier dhe janë nën hetim për akuza të ndara penale.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply