Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e disa institucioneve shtetërore është dërguar në adresat zyrtare elektronike, duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.
Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake nuk është konstatuar prania e lëndëve shpërthyese në asnjë nga institucionet e targetuara.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë vijojnë punën për identifikimin e autorit dhe burimit të mesazhit kërcënues.
Policia u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply