Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka përgënjeshtruar kategorikisht pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale se auto-ambulancat po përdoren për transportin e gazit lotsjellës gjatë protestave.
Në reagimin zyrtar, Urgjenca u bën thirrje protestuesve që të ndalin bllokimin e auto-ambulancave dhe dhunën ndaj ekipeve mjekësore, pasi po rrezikohen drejtpërdrejt jetët e pacientëve.
Urgjenca publikoi gjithashtu listën e targave të mjeteve aktive në terren, duke i ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast në numrin e urgjencës 127.
Burimi: shqiptarja.com (Report TV)




Leave a Reply