Marko Kričak, shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale të Serbisë, është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare. Në të njëjtin rast është ndaluar edhe Boško Sekulović, kreu i Shërbimit për Shtypjen e Krimit.
Arrestimi erdhi pas një kallëzimi penal të paraqitur nga avokati i Veselin Milićit, ndihmësdrejtorit të Policisë serbe. Kričak drejtoi operacionin policor pas vrasjes së Aleksandar Nešovićit, i njohur si “Baja”, në restorantin “27” në lagjen Senjak të Beogradit në muajin maj — dhe dyshohet se ka falsifikuar prova në atë hetim dhe ka ushtruar presion mbi dëshmitarët e të akuzuarit, me qëllim që faktet t’i përshtateshin një narrative të ndërtuar paraprakisht.
Kričak, i lavdëruar publikisht disa herë nga Aleksandar Vučići, u emërua në krye të Drejtorisë së Policisë Kriminale në fund të dhjetorit 2025. Ai është shefi i parë i kësaj drejtorie që përfundon në pranga. Kallëzimi penal kundër tij dhe Sekulovićit ishte depozituar më 30 korrik 2026 nga avokatët e Milićit.




Leave a Reply