Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225,5 milionë euro nga 750,9 milionë euro të planifikuara për investime kapitale në nëntë muajt e parë të vitit 2026, pra vetëm 30 për qind të buxhetit.

Sipas Institutit GAP, 525,4 milionë euro kanë mbetur të pashpenzuara, ndërsa një pjesë e madhe e buxhetit të kapitalëve po përdoret për pagesën e obligimeve gjyqësore, përfshirë kontratat kolektive.

Investimet kapitale përfshijnë projekte në rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë tjetër.

Burimi: Telegrafi