Policia e Kosovës arrestoi në Prishtinë një person të dyshuar për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. I dyshuari, me inicialet L.K., u kap në flagrancë duke pranuar para nga viktima si kamatë fajdeje, ndërsa dyshohet se e ka detyruar vazhdimisht viktimën të paguajë kamatat, duke i shkaktuar dëm material mbi 50 mijë euro. Operacioni u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, me masa të posaçme hetimore; i dyshuari u ndalua për 48 orë.
Burimi: KOHA.net



