Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet në Ligjin kundër pastrimit të parave, duke plotësuar kushtin kryesor legjislativ për përfshirjen e vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).
BQK vlerëson se anëtarësimi do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta dhe më të lira, me kursime mbi 55 milionë euro çdo vit.
Burimi: KosovaPress




Leave a Reply