Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvillon sot vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral.
Në agjendë janë edhe takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare dhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Për shkak të vizitës, në zonën qendrore të Shkupit është vendosur regjim i posaçëm i komunikacionit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e policisë.
Burimi: Gazeta Demos



