Një veturë goditi një ari që kishte dalë në autostradën Shkup–Tetovë. Kafsha ngordhi në vend, ndërsa sipas informacioneve të para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Ngjarja shkaktoi pengesa të përkohshme në qarkullim, derisa autoritetet larguan kafshën nga rruga. Policia doli në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Drejtuesve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në segmente ku mund të shfaqen kafshë të egra.

Burimi: Zhurnal.mk