Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, në një intervistë në “Breaking” në Top News ka folur për situatën në vend, protestat dhe urdhrin e kryeministrit Rama për dorëheqjet e fundit.

I pyetur nëse do ta jepte dorëheqjen, Sula shprehu keqardhje për situatën në vend, duke theksuar se nuk është normale që të lëndohen protestuesit apo policët në krye të detyrës.

Për 130+ drejtuesit e administratës publike që iu është kërkuar dorëheqja, Sula tha se ka 7 muaj në detyrë dhe se me stafin e tij ka pasur rezultate konkrete — kamerat inteligjente në trup për çdo inspektor, inspektimi online në pikat doganore — por pranon se institucioni me 2100 inspektorë ka shumë problematika.

Ai theksoi integritetin e tij moral si drejtues, duke thënë se asnjë biznesmen apo person nuk mund ta korruptojë për emërime apo masa disiplinore, dhe se ka pasur mbështetje të fortë nga Kryeministri.

Sula zbuloi detaje nga komunikimi i 12 gushtit me Edi Ramën mbi emërimet me meritë (“ata që nuk janë çunat e askujt… vër atë që është më i sakti”), duke e paraqitur Ramën si parimor në raport me problematikat e institucionit.

Burimi: Report TV