Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u përshkallëzua pasdite, pasi protestuesit u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtynë drejt policisë.
Sipas Top Channel, protestuesit hodhën edhe sende të tjera drejt efektivëve, të cilët iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Mbështetësit e Partisë Demokratike, ndërkohë, vijojnë të qëndrojnë larg tubimit të thirrur nga studentët, pas përplasjes fizike të orës 14:40.
Protesta e sotme është e para kombëtare me strategjinë e re të studentëve — dy tubime në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14:00 — me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.




Leave a Reply