Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 30 vite burg Thoma Mastorën për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vendimi u dha të mërkurën, më 4 nëntor, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024, kur dy të moshuarit, 84 dhe 88 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup.

Gjykata e shpalli Mastorën fajtor për veprën “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Koha e kaluar në paraburgim do t’i zbritet nga dënimi, ndërsa pjesën e mbetur do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, gjykata vendosi pushimin e pjesshëm të procedimit, për shkak të ligjit për amnistinë.

Burimi: Top Channel