Raporti vjetor i progresit për Kosovën miratohet nesër, më 4 nëntor, në Bruksel, dhe sipas draftit që ka parë KOHA, Kosova sërish do të vlerësohet me progres të limituar.

Komisioni Evropian thekson se paraliza e tejzgjatur institucionale ka pamundësuar progresin në reforma, ndërsa vëren mungesë progresi të duhur në sundimin e ligjit, progres vetëm të limituar në luftën kundër korrupsionit dhe në energji, si dhe sulme të vazhdueshme ndaj gazetarëve dhe mediave.

Nga Kosova do të kërkohet sërish nisja e procesit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Burimi: KOHA