Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5 për qind, atë të depozitës njëditore në 1,5 për qind dhe të kredisë njëditore në 3,5 për qind.

Guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia vijon rritjen pozitive solide, me papunësinë që zbriti në 8,3 për qind në fund të gjashtëmujorit të parë dhe pagat që u rritën me 6,8 për qind në terma realë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi 3,2 për qind në tremujorin e tretë, nga 3 për qind në tremujorin e dytë, kryesisht për shkak të karburanteve dhe disa produkteve ushqimore.

Burimi: Report TV