Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 20-të. Studentë, pedagogë dhe qytetarë janë mbledhur që nga ora 14:30 para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku qëndrojnë edhe me cadra për shkak të shiut. Policia ka shtuar praninë në zonë: efektivë të FNSH-së ndodhen pas godinës, ndërsa autoboti i ujit është në gatishmëri.
Pas tubimit, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Rama ka vendosur sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë me gjashtë ftesa për dialog — të cilat protestuesit i kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur.




Leave a Reply