Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, një sasi e vogël lënde plasëse shpërtheu në tarracën e një dyqani lulesh në zonën e Tufinës, në pronësi të një 65-vjeçari.

Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale, pa të lënduar. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burimi: Top Channel