Parlamentet studentore ende po shqyrtojnë ofertën e Qeverisë për rritjen e subvencionit mujor për shujtën studentore në 4.500 denarë, nga rreth 3.500 denarë sa është tani.
Propozimi u bë pas takimit të studentëve me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministren e Arsimit Vesna Janevska, dhe parashikon që paratë të përdoren vetëm për ushqim përmes aplikacionit të ri “M-uslugi”.
Shujta javore do të rritej nga 140 në 180 denarë, ndërsa po shqyrtohen edhe zbritje shtesë te shitësit pjesëmarrës.
Burimi: Alsat.mk



